Sferat e Dragoit Wiki

Dragon Ball (Sferat e Dragoit) janë seri të Dragon Ball Z të shkruajtura nga një artist i njohur mangash me emrin Akira Toriyama, në fillim janë transmetuar vetëm në Japoni në vitin 1986 dhe më pas zyrtarisht u lëshua në ShBA në vitin 1998. Transmetimi i anime "Dragon Ball" është shfaqur edhe në Shqipëri, por nuk ka asnjë datë zyrtare se kur kanë filluar transmetimet.

Historia fitoi famë shumë shpejtë dhe shumë seriale dhe seri lojërash të tjera do publikoheshin më vonë. 'Sferat e Dragoit' ka në qendër të ngjarjes një djalosh i lindur me bisht që quhet Goku. Ai zotëron një pafajësi fëmije dhe nje forcë mbi natyrale. Në film tregohen aventurat e Gokut dhe miqve të tij, një grup ky që zgjerohet gjithmonë e më shumë me vazhdimin e serialit. Ngjarja zhvillohet në vënde ekzotike dhe bën fjalë për heronj shumë të fuqishëm që ndeshen gjithmonë kundra të keqes. Goku gjatë udhëtimit të tij do të fitojë një fuqi të jashtëzakonshme duke u bërë kështu luftëtari më i fortë në univers.

Të gjitha ngjarjet zhvillohet rreth sferave të dragoit. Ato janë shtatë dhe po të mblidhen të gjitha (mungesa e qoftë njërës prej tyre nuk do të jepte asnjë efekt), personi që i ka mbledhur, ka të drejtën të shprehë një dëshirë dragoit Shenlong dhe pikërisht kjo i bën këto sfera kaq të kërkueshme duke hapur luftime të vazhdueshme. Pasi dëshira shprehet, sferat shpërndahen në mënyrë të çrregullt nëpër botë por me anë të mjeteve të ndryshme (zakonisht radarë) ato mund të lokalizohen lehtë edhe pse marrja e tyre mund të jetë me të vërtetë një sforcim lodhës.

Hyrjet dhe mbylljet në Dragon Ball

thumb|200px|right|Kjo është hyrja origjinale në Dragon Ball. thumb|200px|right|Kjo është një hyrje tjetër në Dragon Ball (version tjetër) thumb|200px|right|Kjo është hyrja e tretë për në Dragon Ball.

Saga e Perandorit Pilaf (Emperor Pilaf Saga)

Kjo është saga e parë e krijuar në serinë Dragon Ball si në manga ashtu edhe në anime. Është pikërisht kjo sagë ku Goku dhe Bulma takohen. Bulma i tregon Gokut për Sferat e Dragoit dhe i kërkon atij Sferën e Dragoit me 4 yje që Goku besonte se shpirti i gjyshit të tij ishte në të, pasi që i përkiste pikërisht atij. Kështu fillon aventura e madhe në kërkim të Sferave të Dragoit dhe Goku ambicioz dhe kureshtar për vërtetimin e realizueshmërisë së dëshirës. Gjatë udhëtimit ai zë shumë miq dhe rival të rinj. Miqtë e tij bëhen shokët e tij më të mirë përgjithmonë si Mjeshtër Roshi, Jança, Ulong, Breshka, Kiki dhe Mbreti Ox si dhe shumë të tjerë. Ndërsa rivalët kryesorë në këtë saga janë Shu dhe Mai edhe pse shumica e aleatëve në fillim paraqiten si rival. Goku gjatë kësaj sage zihet peng nga Pilaf por më pas me transformimin në Ozaru arrin të ik dhe ndalojnë Pilafin që ta realizoj dëshirën e tij.

Saga e Turneut

Kjo sagë është saga e dytë e serisë së Dragon Ball dhe në qendër ka Gokun i cili shkon te Mjeshtër Roshi dhe kërkon të bëhet student i tij. Aty takohet edhe me një shok dhe rival të ri - Krulin, i cili do të bëhet miku më i mirë i Gokut. Pas disa aventurash në kërkim të Launch, ata ia dalin të bëhen student të Mjeshtër Roshit. Gjatë stërvitjes së palodhshme dhe rivalitetit në mes dy të rinjve, fillon edhe përgatitje për turneun e 21 të Arteve Marciale. Gjatë turneut Shkolla e Breshkës ka shumë rivalitet derisa është edhe një rival shumë i fuqishëm - Xheki Chan (Mjeshtër Roshi) i cili në fakt bëhet edhe rivali kryesor i Gokut për finalen e madhe. Goku ndeshet me të dhe pas një beteje intensive me shumë të papritura dhe teknika mahnitëse Goku e humb betejën, por jo edhe vullnetin që të bëhet akoma më i fortë.

Sagat e Ushtrisë Shiritit të Kuq

Këto pjesë përfshijnë sagat si Saga e Gjeneralit Blu dhe Saga e Komandantit të Kuq.thumb|Simboli e Shiritit të Kuq Këto fillojnë kur Goku është në kërkim të Sferës së 4 të Dragoit që beson se shpirti i gjyshit të tij jeton aty. Gjatë kërkimit të tij ai ballafaqohet me Ushtrinë e Shiritit të Kuq. Kjo ishte një ushtri aq e madhe dhe e fuqishme sa fuste frikë dhe panik kudo në ato vende që përmendej emri i saj. Beteja në fillim zhvillohet me dy komandantët e kësaj Ushtrie - Kolonelit të Argjend dhe Gjeneralit të Bardhë. Goku gjatë përballjes me Kolonelin e Argjend e asgjëson ushtrinë e tij ku më pas edhe e rrethon vet Kolonelin por nuk dihet se a shpëton i gjallë apo jo. Pjesa tjetër është përballja e Gokut me Gjeneralin e Bardhë, i cili e paguan Ninxhën Murasaki që ta likuidoj Gokun por që nuk ia del. Në shtabin e Ushtrisë së Shiritit të Kuq (RRA - eng. Red Ribbon Army), Goku njihet edhe me një android i quajtur Androidi 8 të cilin Goku e quan Tetëshi. Tetëshi bëhet miku i Gokut dhe e godet Gjeneralin e Bardhë duke e mundur. Një ndër armiqtë kryesor të Gokut është padyshim Gjenerali Blu dhe Togeri i Errtë. E gjithë kjo fillon kur Ushtria e Shiritit të Kuq shkon te shtëpia e Roshit të kërkojnë për Sferën e Dragoit por atje hasin telashe. Pas shumë peripecish të ndryshme Goku haset në Gjeneralin Blu dhe Togerin e tij të Errtë dhe i mund ata. Gjenerali Blu tenton ta vras Gokut me zjarrin e liruara nga mbrapa fluturakes së tij por Goku shpëton dhe e mund Gjenerealin. Duke e parë Goku se rivalët nuk kanë fund, vendos që vet ta shkatërroj dhe përballoj gjithë Ushtrinë e Shiritit të Kuq. Por para kësaj Ushtria e paguan Gjeneralin Tao, i cili ishte Gjenerali më i rrezikshëm dhe mercenar i pamoralshëm që ta mund Gokun. Goku në fillim humbet por pastaj pasi e pi Ujin e Shenjtë te Korin kthehet dhe e mund Gjeneralin Tao. Para kësaj Tao bënë një shenjë të paturpshme duke kërkuar falje dhe më pas duke e hedhur një granatë të fuqishme ndaj Gokut duke shpresuar se do e vras. Si gjithmonë Goku e shqelmon dhe ajo i kthehet vet Gjeneralit Tao duke e mundur. Atëherë Goku drejtohet për në Muscle Tower (Kullën Muskuloze) - Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë. Përballet me gjithë ushtrinë e Shiritit dhe e mund vet Gjeneralin kryesor - Komandantin e Kuq.

Saga e Parashikueses Baba

thumb|Paraqitja e gjyshit Gohan si rivali i 5-të dhe i fundit i Gokut.Kjo është saga e gjashtë e Dragon Ball. Bëhet fjalë për kërkimin e Sferës së Shatë të Dragoit dhe përgatitjen për Turneun e 22 të Arteve Marciale. Goku dëshiron që ti gjej Sferat e Dragoit dhe ta shprehë dëshirën e tij te Shenron. Kështu Mjeshtër Roshi e udhëzon të shkoj te Parashikuesja Baba e cila di ti thotë vendin e saktë për Sferën e 7 të Dragoit. Ata nuk mund ta përballojnë kërkesën e Babës për pagim atëherë pranojnë opsionin tjetër - luftën. Ata duhet të luftojnë kundër 5 vetëve: 1. Fangu - Vampiri 2. Njeriu i padukshëm 3. Mumia 4. Njeriu-djall (Devilman) 5. Gjyshi Gohan. Luftëtarët fatmirësisht i mundin të gjithë dhe në finale Goku ndeshet me gjyshin e tij por deri në fund nuk e di se është ai. Gjyshi Gohan nga ana tjetër e sprovon në pikën e tij më të dobët - bishtin. Goku e përballon sfidën dhe fiton. Atëherë Baba ia tregon vendin e Sferës së 7. Për të marr Sferën e 7 të Dragoit, Goku duhet të ndeshet me Perandorin Pilaf dhe dy ndihmësit e tij (të veshur si robot). Pas realizimit të dëshirës Goku kthehet të Mjeshtër Roshi. Mjeshtri i thotë të dal dhe ta shoh botën me sy dhe të stërvitet për turneun e ardhshëm të arteve marciale. Ai e shpëton një miken e ti të re nga Dragoi i Qiellit. Ai ballafaqohet edhe me përbindëshin InoShikaCho dhe takon Tien Shin Hanin dhe Çautson. Këta dy pretendojnë kinse e kanë mundur përbindëshin dhe u marrin para fshatarëve. Goku pasi e humbet aeroplanin për në Turne fillon të vrapoj që nga ana tjetër e botës për të arritur atje.

Saga e Tien Shin Hanit

thumb|Goku duke dyluftuar në Finalen e 23 të Botërorit të Arteve Marciale kundër Tien Shin Hanit.Kjo është saga e shtatë e Dragon Ball dhe ngjarja zhvillohet rreth Turnet të 22 të Arteve Marciale. Goku arrin në Turne dhe regjistrohet së bashku me Krulin dhe Jançën. Por në prapaskenë është edhe Xheki Çan. Kështu Shkolla e Breshkës është gati për turne. Por ky turne është më ndryshe sepse përpos Breshkës është edhe Shkolla e Lejleku me rivalin e Mjeshtër Roshit i quajtur Mjeshtër Shen dhe dy studentëve të tij: Tienshinhan dhe Çautzo. Pasi kalojnë rundet diskualifikuese në çerek finale Tienshihan ndeshet me Jançën madje edhe e torturon duke ia thyer këmbën. Ndërsa Krulin e mund Çautzon dhe fuqitë e tij telekinetike. Gjysmë finalet janë Xheki Çan VS Tienshihan dhe Goku VS Krulin. Fitojnë Tienshinhan dhe Goku. Në finale pas një beteje të paparë dhe mes teknikash dhe aftësive të ndryshme të konkurrentëve Goku ia del ta rrëzoj Tienshinhanin por edhe vet bie. Gjatë rënies i pari që prek Tokën është Goku kështu ai humb.

Saga e Mbreti Pikolo

thumb|Mbreti i Djallit Pikolothumb|Vdekja e Mbretit PikolosKjo është saga e parafundit dhe ndër më drithëruese në Dragon Ball. ngjarja zë vend pas Turneut të 22 dhe vazhdon me paraqitjen e Mbretit Pikolo dhe bijve të tij deri të lindja e Pikolos së Ri. Pas Turneut Goku shkon të festoj por ka harruar prapa Sferën e tij të Dragoit dhe Shkopin e tij. Krulin shkon ti merr por vonohet dhe Goku merakoset dhe shkon pas tij, kur arrin dhe e gjen Krulin e vdekur. Mbi trupin e tij është shenja e djallit dhe Mjeshtër Roshi sqaron se është Shenja e Mbretit Pikolo. ai tregon sesi shumë kohë më parë Mbreti Pikolo doli nga hiqi dhe filloi të shkatërroj Tokën derisa Mjeshtëri Mutaito e ndryu Pikolon në Kontinierin e Djallit. Por si duket Pikolo ka ikur dhe është kthyer. Pikolo i përdor Sferat e Dragoit dhe shpreh dëshirën për Rininë e Përhershme. Goku ndeshet me të dhe humbet dhe më pas edhe me bijtë e tij - Tamburinin dhe Dram. Pas kësaj Mbreti Pikolo e lufton atë vet duke ia lënduar dy këmbët dhe dorën e majtë. Goku vetëm me dorën e djathtë përdor Teknikën e Depërtimit dhe depërton mes për mes trupit të Mbretit Pikolo. Në çastet e fundit Pikolo e krijonë një vezë nga goja dhe e hedh furishëm. Ai ishte një fëmijë i ri i Pikolos. Fjalët e fundit të Pikolos janë: "Shko, biri im. Hak merru për vdekjen time dhe vrite këtë krimb. Bëj që bota e së keqës të shpërndahet përreth kësaj bote. Hak merru për mua, Pikolo i Riu!"

Saga e Pikolos së Ri

thumb|Pikolo i Riu duke lëshuar një sulm të fuqishëm.Kjo është saga e fundit e Dragon Ball dhe ndahet në dy pjesë: Pjesa e parë është stërvitja e Gokut me Kamin (Kujdestarin e Tokës) dhe pjesa e dytë është Turneu i 23 i Arteve Marciale ku Goku ndeshet me Pikolon e Ri. Në pjesën e parë, pas betejës Goku shkon te Korin dhe merr një Senzu që të shërohet. Goku ndjehet me faj që nuk mund ti ringjall të gjithë ata njerëz të vrarë nga Mbreti Pikolo pasi që Dragoi Hyjnor ishte vrarë nga Pikolo. Korin e udhëzon të shkoj te Kami dhe atje Goku shkon. Ai takohet me Z. Popo dhe Kamin. Kështu Goku fillon stërvitjet nën kujdesin e Kamit. Goku habitet se si Kami dhe Pikolo ngjajnë aq shumë dhe atëherë e merr vesh tregimin për krijimin e Pikolos. Kur Kami dëshirnote të bëhet Kujdestar në Tokë, ai nuk mundi përshkak të pjesës së tij të keqe që ishhte brenda tij. Atëherë ai e nxorri atë jashtë duke i dhënë formën e Mbretit Pikolos. Pra çfarë fati do të kishte Pikolo, i tillë do të jetë edhe i Kamit. Atëherë Kami e rikrijon Dragoin në mënyrë që Krulin, Mjeshtër Roshi dhe shumë të tjerë të ringjallen. Pjesa e dytë është kur kalojnë 3 vite gjatë stërvitjes së Gokut. Aty Goku ritakohet me të tjerët dhe regjistrohen në turne. Përpos tyre marrin pjesë dhe Pikolo i Riu dhe një grua e panjohur (Kiki). Në gjysmë finale takohen Goku VS Tienshinhan dhe Heroi VS Pikolo i Riu. Goku fiton me Tienshihanin ndërsa Heroi i cili në fakt është Kami mundohet ta përdor Kontinierin e Djallit dhe ta ndryj Pikolon por nuk mundet dhe vetndryhet. E vetmja mënyrë për Gokun është që ta mund Pikolon e Ri dhe më pas Kami do të vdes gjithashtu. Por në vend të kësaj Goku ndeshet në finale dhe bëhet beteja më e madhe në tërë storien e Dragon Ball origjinalit. Goku ndeshet me Pikolon e Ri me disa teknika mahnitëse dhe pasi që shkatërrohet stadiumi dhe pasi Pikolo shndërrohet në një gjigant, Goku ia del ta mposht Pikolon. Pas kësaj gjithçka mbaron e lumtur dhe Goku shërohet me Farën Senzu. Ai e merr Kikin në Renë e tij Fluturuese dhe nisen drejtë lindjes. Më vonë shihet kur Goku dhe Kiki dëshirojnë të martohen se Pallati i Mbretit Ox ka marr zjarr dhe ata shkojnë ta ndalin atë dhe ia dalin pas disa aventurash.

Ndryshimet

Dragon Ball dhe Dragon Ball Z Anime janë bazuar nga libri manga me të njëjtin titull. Serialet dhe libri, ndryshe nga disa filma anime manga (që jo në pak raste ndryshojnë shumë nga njëra tjetra), janë shumë të ngjashme. Filloi si një seri në një revistë javore (Weekly Shonen Jump). Nga 1984 deri në 1995 pati një dalje prej 42 librash individual të quajtur Tankōbon (përmbledhje). Më vonë akoma, në 2004 do të dilte manga me 34 volume (si në Amerikën Veriore ashtu edhe në Evropë) me një fund të rishikuar dhe me kapakë të rinj, ku spikatej përmirsimi i stripave, që ishin ndryshuar nga autori me kalimin e kohës dhe sipas pëlqimit të adhuruesve (këtu është për t’u theksuar që edhe gjatë transmetimit në Japoni, për shkak se ky serial vazhdoi për një kohë të gjatë të shfaqej në televizion, pati ndyshime dhe përmisime të stripave).

Publikimi në Evropë dhe Amerikë ka pasur shumë ndryshime përpara se të publikohej. Në serinë origjinale lëshuar në Japoni, ka shumë përdorim armësh, gjë që nuk u lejua për publikim në ShBA dhe Evropë, duke detyruar produktorin të modifikonte shumë gjëra. Përpara se ky serial të shfaqej në këto dy vënde, nga Dragon Ball janë pastruar dhe modifikuar shumë skena ku lakuriqsia ishte e pranishme. Megjithatë Dragon Ball pati sukses dhe fitoi shumë popullaritet ashtu si edhe në Japoni.

Filmat e Dragon Ball

  • Mallkimi i rubinëve
  • Princesha e fjetur në kështjellën e djallit
  • Aventura mistike
  • Rruga drejtë fuqisë